Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit. Rreth 189,000 njerëz u testuan për Covid-19 pasi u vaksinuan, nga ku 6.6% dolën pozitiv sipas të dhënave të ministrisë. Shumica e njerëzve u infektuan menjëherë pasi morën dozën e parë të vaksinës.

Në Izrael është përhapur gjithashtu frika se një nga variantet e shumta të Covid po përhapet gjithnjë e më shumë në vend dhe se vaksina mund të ketë shkaktuar efekte anësore tek qytetarët.

Proferosori dhe koordinatori i strategjisë anti-Covid, Nachman Ash tha: Doza e parë e vaksinës së Pfizer siguron më pak mbrojtje ndaj Covid sesa tregohet fillimisht nga kompania farmaceutike dhe mund të mos mbrojë nga llojet e reja të virusit. Pfizer ka thënë se një rritje e imunitetit ndodh midis ditës 15 dhe ditës 21 pas dozës së parë, kur efektiviteti i vaksinës së tij rritet nga 52 në 89%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";