Mjekja shtrohet në spital pasi bëri vaksinën anti-COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekja shtrohet në spital pasi bëri vaksinën anti-COVID

Një mjeke meksikane, emri i së cilës nuk bëhet e ditur, është shtruar në spital pasi bëri vaksinën kundër COVID-19.

Ajo përfundoi në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali publik, pasi përjetoi kriza, vështirësi në frymëmarrje dhe një skuqje të lëkurës.

Autoritetet meksikane thanë se po studiojnë rastin e doktoreshës 32-vjeçare, e cila u shtrua në spital pasi bëri vaksinën Pfizer-BioNTech.

Ministria e Shëndetësisë shtoi se mjekja ka një histori të reaksioneve alergjike dhe se nuk ka asnjë provë nga provat klinike që dikush ka zhvilluar një inflamacion të trurit pas aplikimit të vaksinës.

Advertisement

Më shumë se 126 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Meksikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy