Sipas një studimi të bërë së fundmi, grupet e gjakut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe për të mos u sëmurë rëndë nga ai.

Një studim danez zbuloi se mes 473,654 njerëzve që bënë testin për Covid-19, vetëm 38,4% me grupin e gjakut 0 doli pozitiv, edhe pse në mesin e një grupi prej 2.2 milionë njerëzish që nuk ishin testuar, ai grup gjaku përbënte 41.7% të popullsisë.

Në studimin tjetër, studiuesit në Kanada zbuluan se mes 95 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, pjesa më e madhe me grupin e gjakut A ose AB, pra 84% e tyre, kërkonte ventilim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut 0 ose B, i cili ishte 61%. Sipas po këtij studimi ata me grup A dhe AB rrinin më gjatë në kujdes intensiv, krahasuar me 0 dhe B.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";