Lajme të mira: Fëmijët janë përgjysmë më pak të rrezikuar se të rriturit nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një përpilim i dytë i të dhënave nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve zbuloi se vetëm 100 adoleshentë dhe fëmijë në SHBA kanë vdekur nga Covid-19 që prej se filloi pandemia në vend, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit në Institutin e Shëndetit të Fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se raporti i komplikimeve shëndetësore dhe Covid-19 tek fëmijët e infektuar ishte 0,56 herë më i ulët, në krahasim me të rriturit.

Kjo do të thotë që nëse dy fëmijë dhe dy të rritur ndërveprojnë me të njëjtin person ngjitës, shanset janë që të dy të rriturit të kontraktohen me koronavirus, teksa tek fëmijët vetëm njëri prej tyre.

Kjo i bashkangjitet një numri në rritje të provave se dërgimi i fëmijëve përsëri në shkollë nuk e vë jetën e tyre në rrezik. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy