Roli i panjohur i baktereve në procesin e plakjes

Ajo që shkenca dinte deri tani për mënyrën si funksionon procesi i plakjes mund të jetë e paplotë. Një studim i ri gjeti se 70% e gjeneve në mizat e frutave, që tradicionalisht besohet të jenë të lidhura me plakjen, rezultuan se ishin të përfshirë në reagimin imun ndaj baktereve.

Studimi novator i kryer nga studiuesit me Institutin Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike të NIH u botua në revistën iScience.

Zbulimi u bë rastësisht pasi shkencëtarët po studionin implikimin e gjenetikës në mekanizmat e plakjes te miza e frutave, që njihet me emrin Drosophila. Studiuesit zbuluan se një sistem imunitar hiperaktiv mund të jetë faktori kryesor i dëmtimit nervor dhe për ta provuar më tej këtë, ata rritën një tufë mizash, duke i trajtuar me antibiotikë për të parandaluar rritjen e baktereve.

Rezultatet e këtij eksperimenti ishin të papritura, pasi rreth 70% e gjeneve të lidhura tradicionalisht me plakjen nuk ishin aktivizuar në mizat pa baktere.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përgjatë dekadave të fundit, shkencëtarët kanë hartuar një listë të gjeneve të zakonshme të plakjes. Këto gjene mendohet se kontrollojnë procesin e plakjes në të gjithë mbretërinë e kafshëve, nga krimbat te minjtë e deri te njerëzit”, thotë autori kryesor i studimit, Edward Giniger.

Meqë gjenet dolën se nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me orën e brendshme të mizave, por përkundrazi me sistemin e tyre imunitar, jetëgjatësia e tyre u rrit shumë. Mizat me antibiotikë jetuan për rreth 63 ditë, krahasuar me 57 ditë në grupin e insekteve të patrajtuara.

“Ky është një ndryshim i madh për mizat. Te njerëzit, kjo do të ishte ekuivalente me rreth 20 viteve jetë të fituara”, thotë një nga autorët e studimit, Arvind Kumar Shukla.

Mizat e rritura në një mjedis plotësisht steril shfaqën rezultate të ngjashme për sa i përket gjeneve, krahasuar me mizat e trajtuara me antibiotikë. Pjesa tjetër e 30% të gjeneve të përfshira në plakje ishin dukshëm më pak aktive në grupin e trajtuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";