Procesi i plakjes së njeriut mund të ngadalësohet! Studimi i parë në botë për këtë tregoi se…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Procesi i plakjes së njeriut mund të ngadalësohet! Studimi i parë në botë për këtë tregoi se…

Studiuesit përdorën një formë të terapisë me oksigjen për të përmbysur dy treguesit kryesorë të plakjes: gjatësia e telomereve (kromozomeve) dhe akumulimi i qelizave të plakjes, raporton “The Sun”.

Shkencëtarët zhvilluan një provë klinike me 35 të rritur, mbi moshën 64 vjeç, për të parë nëse një metodë mund të parandalojë përkeqësimin e këtyre dy treguesve të procesit të plakjes.

Vullnetarët në “Universitetin e Tel Avivit” dhe “Qendrën Mjekësore Shamir” në Izrael, u vendosën në një dhomë dhe iu dha oksigjen i pastër për 90 minuta çdo ditë, për pesë ditë në javë, për tre muaj.

Advertisement

Pas provës, shkencëtarët gjetën se kromozomet tek pjesëmarrësit ishin rritur në gjatësi deri në 20 për qind, ndërsa qelizat e tyre të plakjes ishin zvogëluar deri në 37 për qind.

Shumë shkencëtarë besojnë se plakja në vetvete është përgjegjëse për gjendje të rënda, të tilla si: Alzheimer, Parkinson, artrit, kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet.

Advertisement

Rezultatet pozitive mendohet se kanë të bëjnë me nivelin e shtuar të oksigjenit, i cili rigjeneron qelizat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy