Ekzema shfaqet më shumë tek amvisat të cilat janë edhe përdorueset më të mëdha të ujit, sapunëve apo detergjentëve.

Në përgjithësi, në fazën e parë ekzema shfaqet nëpërmjet flluskave. Më pas ato përthahen dhe lëkura skuqet e trashet.

Ekzema mund të jetë e trashëgueshme por edhe të ndikohet nga faktorë të jashtëm. Trajtimi më i mirë i saj është mbrojtja e lëkurës nga substancat që e përkeqësojnë atë.

Detergjentët e përdorur në jetën e përditshme, solucionet kimike, zbardhuese e ngjitëse shtrojnë terrenin për shfaqjen e ekzemës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur shfaqet në duar, do të thotë se aftësia mbrojtëse biologjike e duarve ka rënë plotësisht. Kjo ndodh si pasojë e përdorimit të solucioneve kimike në duar.

Ekzema mund të formohet edhe si pasojë e alergjive. Reagimet alergjike ndaj një elementi të caktuar zgjasin një jetë të tërë.

Menjëherë pas një kontakti me një element të tillë pritet edhe shfaqja e ekzemës. Në këtë rast, bëhen analiza për identifikimin e alergenit që shkakton alergji dhe ekzemë në të njëjtën kohë.

Ekzema shfaqet në edhe në lëkurën e kokës dhe manifestohet me zbokth ose cifla të thata. Kjo lloj ekzeme shfaqet në dimër dhe shpesh ngatërrohet me psoriazën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekzema mund të prekë edhe vetullat, hundën, pjesën pas veshit, brenda tij ose në kraharor, trasmeton living.al. Ekzema në këto zona shfaqet kryesisht si pasojë e stresit por edhe mund të jetë e trashëgueshme.

Përveç përdorimit të pomadave speciale dhe medikamenteve, njerëzit që vuajnë nga ekzema rekomandohet të përdorin sapunë neutralë, zbutës për lëkurën dhe doreza.

Këshillohet të aplikoni vajin e arrës së kokosit në zonën e lëkurës ku keni ekzemën dhe ai do të ndikojë në lehtësimin e simptomave.

Ky vaj nuk e kuron ekzemën por qetëson lëkurën, pakëson irritimin e saj dhe skuqjen por edhe rrezikun e mëtejshëm të infeksionit të zonës nga bakteret.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaji i arrës së kokosit është shumë i pasur me antioksidantë por edhe me acidin laurik, që është një acid yndyror i shëndetshëm dhe fantastik për lëkurën.

Ju duhet të lyeni zonën e prekur të lëkurës me vajin e arrës së kokosit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje dhe do të keni një lëkurë të butë, të ushqyer e jo problematik.