Kafja ka shumë efekte pozitive për organizmin e njeriut. I fundit i konfirmuar është shëndeti i mëlçisë.

Sipas studimeve që kanë zgjatur 11 vjet mbi rreth 500 mijë persona në Britaninë e Madhe, ka rezultuar se ata që konsumonin kafe kishin një rrezik më të ulet prej 49% në krahasim me ata që nuk e pinin.

Gjithashtu rezultoi se kishin 20% mundësi për të mos vuajtur nga sëmundje kronike të mëlçisë apo mëlçi të dhjamosur.

Sipas mjekëve, ajo që kanë vërejtur është se efekti mbrojtës i kafes ishte me një limit me 3-4 kafe në ditë. Por theksojnë se ende nuk është zbuluar se cila është substanca që mund të ndikojë mbi këto rrjedhoja pozitive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimi është publikuar në revistën shkencore BMC Public Health. Kjo nuk është hera e parë që konfirmohen benefite për organizmin e njeriut nga kafja, si në shëndetin e veshkave, mëlçisë dhe disa lloje sëmundjesh kancerogjene.