minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Pse duhet të pini kafe nëse keni sëmundje të veshkave? - Struga.info


Pse duhet të pini kafe nëse keni sëmundje të veshkave?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një raport i ri mbi kafen konfirmon se konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave, shkruan “US National Library of Medicine”.

Pas shumë studimesh të ndryshme kërkimore u arrit në përfundimin se konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në shëndetin e mirë të veshkave, transmeton lajmi.net.

Studiuesit përmblodhën të gjithë rezultatet e studimeve në një raport të vetëm, sipas të cilit konsumi i kafes parandalon dhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e veshkave dhe në disa raste stopon progresin e tyre.

Sipas raportit, norma e konsumit të kafeve në ditë për personat që vuajnë nga veshkat nuk mund të kalojë 2 apo 3 kafe në ditë.

Advertisement

Megjithatë, të gjithë personat me problemet me veshkat nuk duhet të harrojnë kujdesin që duhet të tregojnë sidomos me reduktimin e pirjes së alkolit, regjimin ushqimor, konsumin e ujit si dhe ushtrimet fizike.

Në krahasim me njerëzit që konsumojnë pak kafe, ata që pijnë shumë nga ky stimulant janë 25 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave, pirja e kafesë përfaqëson një alternativë të thjeshtë, mirëbërëse dhe të lirë për shëndetin.

Kjo mund të ndodhë sepse kafeja përmirëson funksionin e enëve të gjakut nëpërmjet oksidit nitrik, një substancë që konsiderohet kyçe për shëndetin e arterieve.

Advertisement

Kafja ofron shumë përfitime të tjera.

Sëmundjet e zemrës

Deri pak kohë parë, mendohej se personat që vuanin nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të konsumonin kafen, pasi i përkeqësonte gjendjen.

Por në studime serioze mjekësore të viteve të fundit të konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se personat që pinin deri në 3 filxhanë me kafe në ditë, parandalonin krijimin e kalcifikimit të enëve të gjakut, transmeton lajmi.net.

Ishemia

Advertisement

Ky komplikim ndodh kur një pjesë e trurit nuk arrin të furnizohet me gjak dhe konsumimi i sasisë me kafe apo çaj ul mundësitë që kjo të ndodhë.

Të dhënat tregojnë se kafja ul inflamacionin dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

Diabeti

Kafja ka lidhje me uljen e rrezikshmërisë së shfaqjes së kësaj sëmundje.

Advertisement

Kafja përmban disa antioksidantë që e mbajnë nivelin e sheqerit në trup në ekuilibër dhe të qëndrueshëm.

Më e mira është që ajo të konsumohet pa ëmbëlsues.

Mëlçia

Ky është një tjetër organ që përfiton nga konsumimi i një filxhani me kafe.

Advertisement

Nëse pini 3 filxhanë në ditë,  ju ulni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë si cirroza apo dhe rasteve të tjera të rënda. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy