Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila nuk po di të ndalet me sukseset e një pas njëshme, sapo ka publikuar për të gjithë fansat, këngën e saj më të re.

E titulluar “Training Season”, kënga u publikua me videoklip të realizuar nga Vincent Haycook. Edhe pse ende nuk kanë kaluar 24 orë, hiti i ri i Dua Lipës ka arritur deri më tani afro 1milion klikime.

Edhe pse këngëtarja ka qenë në një periudhë jo shumë të qetë kohët e fundit, sa i përket aspektit të dashurisë, ajo sërish nuk e ka ndalur fokusin kryesor, atë të karrierës për të arritur majat, shkruan Living.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";