Pas një romance të gjatë që mori vëmendjen e mediave, modelja shqiptare Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë në vitin 2018 dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl.

Dyshja bëhet vazhdimisht pjesë e lajmeve rozë dhe romanca e tyre është ndër më të komentuarat në media.

Në rrjete sociale nuk mungojnë pozat e shumta së bashku dhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin, ku tregojnë se janë të dashuruar njësoj si ditën e parë.

Herë pas here, Afërdita ndan në llogarinë e saj foto ose video nga shtëpia e çiftit, e cila është arreduar plot stil dhe madje ka një garderobë gjigante për dyshen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së fundmi, modelja publikoi në InstaStory një video nga garderoba e saj dhe e Jakubit, e cila është e gjitha një dhomë më vete plot rroba, çanta e këpucë.