Angela Martini zbulon gjestin human që bashkëshorti bëri për të: I shpëtoi jetën një… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Angela Martini zbulon gjestin human që bashkëshorti bëri për të: I shpëtoi jetën një… (FOTO)

Modelja e njohur, Angela Martini, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se sa i përkushtuar është bashkëshorti ndaj saj.

Bukuroshja shkodrane ka ndarë me ndjekësit një video në “Instagram”, ku zbulon edhe gjestin human që Dragos Savulescu bëri ndaj saj.

“Ishim në një restorant peshku duke porositur ushqim, kamerieri na solli një karavidhe, e cila supozohej se ishte zier e gjallë. Por duke qenë se jam vegjetariane dhe e ndjeshme, u trishtova për këtë. Dhe bashkëshorti im vendosi që ta shpëtonte jetën e gaforres duke paguar për të dhe më pas duke e hedhur në ujë. Po, jeta është si një film!”- shkroi modelja.

Pas thashethemeve të shumta se ata janë ndarë, duket se çifti është më i lumtur se kurrë dhe po shijon momentet e bukura të jetës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy