“Gangstere dhe ushtare e patrembur”/ Angela Martini surprizohet nga bashkëshorti në ditën e lindjes (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gangstere dhe ushtare e patrembur”/ Angela Martini surprizohet nga bashkëshorti në ditën e lindjes (FOTO)

Pas thashethemeve se çifti Angela Martini dhe Dragos Savulescu i kanë dhëne fund martesës së tyre, ky i fundit ka thyer heshtjen në 34-vjetorin e ditëlindjes së saj.

Krahas një buqete të madhe me trëndafila, si dhe një tortë me çokollatë, biznesmeni rumun Dragos Savulescu i ka dedikuar modeles fjalët më të ndjera.

Dragos tregon se Angela nuk hoqi kurrë dorë nga ai, por e ndihmoi të ngrihej, si “gangsterja, luftëtarja dhe ushtarja e tij e patrembur”. “Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, e cila quhet: Gruaja ime! Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë.

Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund. Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë.

Advertisement

Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime. Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë.

Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time”, shkruan Dragos. Ky urim duket se është mirëpritur nga Angela, duke shuar këtu çdo aludim se martesa e tyre ishte drejtë fundit. “Baby, faleminderit për fjalët e mrekullueshme. Ti meriton gjithçka që unë kam bërë për ty. Ti je jeta ime”, shkruan Angela.

Biznesmeni Dragos Savulescu ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhër arrestin ndërkombëtar të lëshuar për Savulescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy