FOTOT/ Burri në kërkim i Angela Martinit, i shkruan modeles: Ti je mbretëreshë ilire, besnike dhe gangëstere e patrembur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, Dragos Savulescu, i cili është shpallur në kërkim për evazion fiskal, e ka uruar të shoqen për ditëlindjen e saj.

Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, e cila quhet: Gruaja ime! Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund.

Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime.

Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time,”– shkruan biznesmeni rumun.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy