Aktorja amerikane Olivia Munn ka zbuluar se ishte diagnostikuar me kancer gjiri vitin e kaluar dhe u është nënshtruar katër operacioneve në 10 muajt e fundit.

Duke postuar në Instagram , ylli 43-vjeçar i Newsroom tha se operacionet e saj kishin përfshirë një mastektomi të dyfishtë (heqje e kirurgjikale e dy gjinjve).

Munn tha se kanceri ishte “agresiv” dhe “i shpejtë”, por u kap në kohë. Përditësimi shëndetësor i Munn vjen tre ditë pasi ajo mori pjesë në Oscar me partnerin e saj, komedianin John Mulaney. Ata kanë djalin dyvjeçar, Malcolm.

Aktorja përshkroi me detaje gjithë rrugëtimin e saj, nga bërja e një testi gjenetik në shkurt të vitit 2023, gjatë të cilit ajo rezultoi negative për 90 gjene të ndryshme të kancerit. Ajo tha se kishte bërë një mamografi normale atë dimër, por u diagnostikua me kancer gjiri dy muaj më vonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam me fat,” shtoi Munn. “Ne e kapëm me kohën e duhur duke pasur disa opsione shërimi. Unë dëshiroj të njëjtën gjë për çdo grua që mund të përballet me këtë një ditë,” theksoi aktorja.

Këtë postim aktorja e ka bërë edhe në formë ndërgjegjësimi për të gjitha gratë që mos të anashkalojnë kontrollet rutinë./vizionplus.tv