Aktorja e njohur zbulon prapaskenat: Më kërkuan të bëj seks gjatë xhirimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktorja e njohur zbulon prapaskenat: Më kërkuan të bëj seks gjatë xhirimeve

Aktorja hollivudiane Sharon Stone zbuloi një seri ngacmimesh të pësuara gjatë xhirimeve të një prej filmave.

 

Gjithçkka ajo e ka rrëfyer në autobiografinë e saj, që do të dalë në treg në datën 30 mars, por ka zbuluar për mediat disa detaje.

 

Advertisement

Ajo ndau një episod, kur një producent, emrin e të cilit nuk e ndau me publikun, i kishte kërkuar të bënte seks gjatë xhirimeve për ta bërë skenën më të nxehtë.

 

“Ky producent, më çoi në zyrën e tij dhe filloi të bënte ecejake, ndërsa më shpjegone pse duhet ta bëja këtë gjë, që të krijoja kiminë e duhur në ekran. Ai më tha se edhe ai vetë kur ka qenë actor, ka bërë seks gjatë xhirimeve. Ai ishte i bindur se kështu do të përmirësohej aktrimi dhe do të ngrohej atmosfera”, shkruan aktorja 63-vjeçare.

 

Advertisement

Përgjigja e saj për këtë kërkesë ishte: “Puna ime është aktore dhe vetëm kaq. Nëse doni, ju mund të bëni seks me njëri-tjetrin.”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy