Kreshnik Spahiu zbulon ‘prapaskenat’: Ambasadorja amerikane nuk po e kupton teatrin e politikanëve tanë, ka kuptuar që janë gati të djegin vendin për pushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreshnik Spahiu zbulon ‘prapaskenat’: Ambasadorja amerikane nuk po e kupton teatrin e politikanëve tanë, ka kuptuar që janë gati të djegin vendin për pushtet

Mbreme në Open në Top Channel u folpër shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha se shembja e Teatrit Kombëtar është vepër penale.

“Shembja e Teatrit Kombëtar është vepër penale. Është më shumë sesa një aferë korruptive.

Korrupsioni i madh në të gjithë botën bëhet për pronat dhe kryesisht me pronat publike.

Pse u shemb më 17 maj teatrit. Për të kujtuar 3 vjetorin e marrëveshjes me Bashën? Për mua jo.

Advertisement

Teatri u shemb me datë 17 maj sepse Ambasada Amerikane ka kërkuar përshpejtimin e Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja e Amerikës po lëviz sa zyra në zyrë. Ajo nuk po e kupton teatrin e këtyre politikanëve tanë.

Ajo se ka kuptuar që këta janë gati të djegin vendin për pushtet.

Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta ndër vite kanë shembur kinema dhe vila që kanë qenë qindra vjeçare dhe kanë qenë vlera historike në Tiranë”- tha Spahiu.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy