Aleanca për Teatrin protestë në Durrës: Ferdinand Xhaferraj angazhon strukturat e PD-së për firmosjen e peticionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aleanca për Teatrin protestë në Durrës: Ferdinand Xhaferraj angazhon strukturat e PD-së për firmosjen e peticionit

Mbrëmjen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar një tubim në orën 19:30 te hyrja e pedonales që më parë të çonte te godina e Teatrit Kombëtar.

Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!” thuhet në njoftim në faqen e aleancës.

Ndërkohë që pasditen e sotme përpara Pallatit të Kulturës në Durrës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Aleanca fton qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin, që Teatri të bëhet sikur ishte, aty ku ishte.

d.ba./Shqiptarja.com

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy