Filmi i bazur në historinë e vërtetë TITANIC dhe në ditën e sotme është një nga më të pëlqyerit, të përfolurit dhe të bukurit. Nuk ka qënë gjithnjë kështu sidomos për aktoren Kate Winslet  e cila në një intervistë për ‘WTF with Marc Maron’, ka rrëfyer të gjithë stresin dhe të këqijat që i erdhën nga roli i saj i parë në një film Hollywoodi kaq të madh.

“Ishte si dita më natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja, ‘Okay, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare. Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, ka rrëfyer Kate në një intervistë për ‘WTF with Marc Maron’.

Në momentin që i është dhënë roli kryesor ajo ka qënë ende duke mësuar për profesionin e aktrimit ndaj dhe stresi ka qënë i madh:

“Ishte një përgjegjësi e madhe. Unë nuk doja të bëja gabime, doja të isha aty për një kohë të gjatë”, ka thënë Kate./ Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";