Dua Lipa nuk e fsheh që dëshirohet të bëhet si Madonna dhe për të arritur majat kur të shkojë në të 40-tat. Këngëtarja ka thënë se shpreson që karriera e saj të vazhdojë për dekada të tëra, por nuk do të donte ta kalonte gjithë jetën në skenë.

Këngëtarja tha se ajo ka arritur më shumë sukses nga ç’ e kishte menduar në fillim.

“Suksesi që kam arritur është më i madh nga sa e imagjinoja. Për t’u treguar e sinqertë, nuk e mendoja kurrë që do të arrija kaq larg. Jo sepse mendoja që nuk mundesha, por sepse nuk e dija që diçka e tillë ishte e mundur. Sa herë që dilja në skenë isha shumë e lumtur. Çmimeve Grammy më duhet t’ju rikthehem dhe t’i shohë sërish, sepse kur më thirrën emrin u bllokova totalisht”, ka treguar Lipa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dua ta bëj këtë punë për sa më gjatë të mundem. Njësoj si Madonna që arriti kulmin në të 40-tat ose 45-tat e saj dhe realizoi albumin më të mirë të muzikës ‘pop’ dhe vazhdon akoma të ketë famë. Vajza dhe gra, ne mund ta bëjmë këtë gjë për sa kohë të duam. Dhe kur të vijë momenti unë do të dalë në pension, do të jem e rrethuar nga disa qen dhe do të fillojë të tymosë sërish cigare”, ka thënë Dua.