Babai i Dua Lipës merr vëmendjen e mediave të huaja, shpallet si një nga… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babai i Dua Lipës merr vëmendjen e mediave të huaja, shpallet si një nga… (FOTO)

Tre ditë më parë ishte festa e baballarëve, e personazhet e famshëm nuk ngurruan që në rrjetet sociale të postonin fotografi me ta dhe t’u dedikonin disa fjalë të ëmbla.

“The Sun” ka mbedhur disa prej këtyre imazheve, për të treguar baballarët më “cool” të yjeve. Babai i këngëtares, Perrie Edvard, babai i prezantueses së famshme Holly Willoughby, babai i modeles Molly-Mae Hague dhe ai i Heidi Klumit, cilësohen si baballarët më atraktivë të famshmëve.

Por në këtë sitë nuk mungon as babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Dukagjin Lipa ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e tij dhe është komentuar shpeshherë.

Advertisement

“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri’”, shkruhet në artikull ku babait të Duas i drejtohen me këto fjalë duke iu referuar këngës së saj “Hotter than hell”.

“Kur bëhet fjalë për babanë e një personi të famshëm që fansat çmenden pas tij, askush nuk e ka menaxhuar atë ashtu si babai i Dua Lipës, Dukagjini, 51 vjeç, i cili vodhi për herë vëmendjen në shfaqjen e BRIT Awards vitin e kaluar. Në fakt, joshja e tij fillimisht u vu re nga prezantuesi i Brits, Jack Whitehall – i cili me mirësi e theksoi atë në pjesën tjetër të botës”, thuhet në artikull.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy