Skena e “Këngë Moj” do të ndizet sot nga artist ii njohur Armaldo Kllogjeri.

Surprizat nuk do të mungojnë e madje as duetet me vëllanë e tij, i cili ngjitet për herë të parë në skenën e programit shumë të dashur të Vizion Plus.

Në prapaskenë, teksa artistët po përgatiten, Armaldo ka treguar se do të këndojë ndër të tjera këngë të zonës së tij, por do të prekë gjithashtu trevat nga veriu në jug.

Armaldo ka rrëfyer edhe gjithashtu për marrëdhënien me vëllanë, të cilit i kërkon shpesh mendim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, vëllai i tij ka treguar se për herë të parë ka kënduar me Armaldon në recitalin që ai mbajti në Teatrin e Operas dhe Baletit.

“Armaldo ka përjetuar më shumë muzikën klasike, kurse unë nuk jam shkëputur nga muzika popullore”, tregoi  Raimond Kllogjeri.

Për të zbuluar surprizat dhe të ftuarit që do të shoqërojnë Armaldon, ndiqni sonte në orën 21:00 “Këngë Moj” në ekranin e Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";