Ndezën skenën e “Këngë Moj”, a e dinit që artisti është djali i Selami Kolonjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndezën skenën e “Këngë Moj”, a e dinit që artisti është djali i Selami Kolonjës

Ndërsa ka prekur të gjitha trevat shqiptare, mbrëmjen e djeshme ishte nata e Selami Kolonjës në “Këngë Moj”.

Këngëtari i mirënjohur kishte ftuar miqtë e tij koleg për të performuar, por dikush ishte më speciali.

Bëhet fjalë për Taulant Kolonjën, djalin e tij. Taulanti ishte pjesë i formacionit orkestrial mbrëmjen e djeshme.

Selami Kolonja u shpreh se kur ka djalin në skenë i jep mjaft siguri. Ndërkohë për mikrofonin e Vizion Plus foli edhe Taulanti.

Advertisement

“Të jesh djali i profesorit është rrugë e vështirë. Por ja kemi dalë. Në shtëpinë tonë është një shkollë muzike. Ne nuk jemi vetëm baba e birë, jemi shokë, jemi kolegë, diskutojmë gjithmonë. Jam shumë falenderues që më ka mbajtur shumë pranë vetes dhe të njëjtën gjë mundohem ta bëj me djalin tim. Ai është një hero dhe shembllpër mua. “, u shpreh ai./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy