“Këngë Moj” pret Vaskë Currin, artisti i njohur sjell më të mirat e muzikës përmetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Këngë Moj” pret Vaskë Currin, artisti i njohur sjell më të mirat e muzikës përmetare

Përmeti ishte treva e radhës që e iu bashkua mozaikut të spektaklit “Këngë Moj” mbrëmjen e së enjtes.

Nën interpretimin e zërit brilant të Vaskë Currit për më shumë se një orë e gjysmë u dhuruan emocione të bukura, këngë e valle si dhe rrugëtim artisti i gjithë karrierës së Vaskës.

 “Kjo është kënaqësia më e madhe që kam ndjerë në jetën time, të këndosh këtu në Vizion Plus dhe të kesh gjithë këtë panoramë, gjithë këta mjeshtra. dëshira ime është shumë e madhe për ta përcjell te brezi i ri, është dhe kënaqësi që mua më duan e më ndjekin, veçanërisht rinia.”, tha këngëtari Vaskë Curri.

Stacioni i vetëm i muzikës më të bukur popullore solli në skenë sërish emra që kanë lënë gjurmë në muzikën popullore.

Advertisement

I pari që nisi siparin e të ftuarve të mbrëmjes  ishte Selami Kolonja. Nga Struga drejt e në skenën e “Këngë Moj” për të sjellë një duet  të paharruar mes dy artistëve.

 “Padyshim unë i takoj një gjeneratë tjetër por me këngët e Vaskës ne jemi kënaqur, jemi gëzuar, sigurisht që këto aktivitete nuk kanë vetëm kënaqësinë që ne këndojmë së bashku por kanë edhe mesazhin që ne  kemi një kulturë, një gjuhë, një traditë.”, deklaroi këngëtari Selami Kolonja.

Surprizë shumë e bukur për publikun, por dhe për Vaskë Currin ishte dhe prania e vëllait të tij të vogël. Një kujtim që do të ruhet gjatë nga të dy.

“Unë kam një diferencë moshe 12 vjet më i vogël nga Vaska. babai më ka lënë të vogël deh ai më ka rritur. Jo se është i rëndë nga pikëpamja autoritetit pro ai kërkon gjithmonë perfekten dhe të bukurën në atë që bën.”, u shpreh këngëtari Taqo Curri.

Advertisement

Por mbrëmja vijoi gjatë. Të shoqëruar nga tingujt e klarinetës së Aleks Xhelili dhe orkestrës së “Këngë Moj” të tjerë të ftuar si Denisa Gjezo dhe Vojsava Aliaj iu bashkuan Vaskës për të dhuruar emocionet e të interpretuarit muzikë live.

 “Çfarë mund të them tjetër përveçse është nj emocion, dhe një kujtim shumë i bukur. unë jam rritur me këngët e tij e as që ma merrte mendja që sot do ishim të dy në një skenë duke kënduar.”, tha këngëtarja Denisa Gjezo.

“Këngë Moj” do të vijojë të sjellë puntatë pas puntate, artistët më të dashur të muzikës shqiptare, ndaj për të zbuluar se cilët do të jenë të ftuarit e radhës ju lë takim çdo të enjte në orën 21.00 vetëm më Vizion Plus./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy