Paraqitja e Bebe Rexha në Grammys 2024 mori vëmendjen kryesore.

Një video nga eventi u bë virale dhe komentet për peshën e Bebes ishin të shumta. Madje disa pyesnin nëse këngëtarja është shtatzënë.

Por në fakt Bebe ka treguar se po lufton me shtimin në peshë pasi u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike. Ajo ka treguar se çekuilibri i hormoneve mund të shkaktojë simptoma si ciste në vezore, perioda të parregullta, puçrra, rritje të tepërt të flokëve, infertilitet dhe shtim në peshë./vizionplus.tv