Bebe Rexha kapet mat nga paparacët me një të panjohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bebe Rexha kapet mat nga paparacët me një të panjohur

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, duket se është kapur mat nga paparacët dhe fotografuar me një djalë të panjohur.

DailyMail ka publikuar disa foto të reja të këngëtares, e cila shfaqet krah një djaloshi brun, i gjatë dhe shumë simpatik. Ata janë fotografuar në pranësi të një supermarketi në Los Angeles.

Deri më tani, Bebe nuk ka treguar apo lënë të kuptohet për lidhjen e saj të re në mediat sociale, pasi ajo zakonisht i mban marrëdhëniet e saj private.

Në maj të vitit 2019, ajo foli për mënyrën sesi mendon se të qenurit e hapur i ka frikësuar meshkujt rreth saj.

Advertisement

“Është e vështirë. Unë mendoj se duke qenë kaq shumë e hapur frikëson shumë djem. Shumë herë, djemtë duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar – dhe kjo nuk jam unë”, tha Bebe.

Këngëtarja është shprehur se nuk do të bënte rolin e një vajze të mirë dhe shumë të urtë por vetëm do fliste çdo gjë çfare ajo mendon. Tashmë me sa duket ajo ka gjetur personin ideal!

Bebe Rexha kapet mat nga paparacët me një të panjohur shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy