Ka patur lidhje dashurie të shkurta, Bebe Rexha zbulon arsyen: I ka frikësuar shumë meshkujt… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ka patur lidhje dashurie të shkurta, Bebe Rexha zbulon arsyen: I ka frikësuar shumë meshkujt… (FOTO)

Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, ka zbuluar së fundmi se lidhjet e saj të dashurisë kanë qenë shumë të shkurtra.

Teksa ka dhënë një intervistë për revistën “Healthy”, Bebe është shprehur se për momentin është e fokusuar te projektet dhe se nuk ka asnjë në zemër.

Duket se ka qenë fama ajo e cila ka ndikuar që ajo të heqë dorë nga meshkujt. Kështu është shprehur Bebe teksa është pyetur në lidhje me romancat e mundshme me meshkujt e njohur.

Advertisement

“Unë mendoj se të qenit e famshme i ka frikësuar shumë meshkujt. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Dua të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, ka thënë Bebe për revistën.

Këngëtarja ka treguar se po vijon të punojë për projektet e reja muzikore që pret t’i publikoje së shpejti në tregun muzikor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy