Spektakli i mirënjohur “Al Pazar”, hap siparin këtë të shtunë, me emra të rinj por dhe me disa largime. Në këtë rikonceptim total të tij, ndër aktorët e larguar është edhe Behar Mera, i cili nuk do të jetë pjesë e “Al Pazar Televizion”. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Agron Llakaj është shprehur se largimet kanë se ishin të rëndësishme por respektohet vendimi i tyre.

“Na duket vetja se jemi ndryshe, duke respektuar edhe largimet që nuk ishin pak të rëndësishme, duhet kuptuar kjo gjë. Duhet kuptuar kaq gjë, që respektohet ndjenja e çdokujt në marrëdhënie në këtë punë. Kjo është një sfidë mbi të gjitha, me veten dhe jo me realitetin”, tha Llakaj.

Agron Llakaj zbuloi gjithashtu disa detaje mbi përmbajtjen e “Al Pazar” në sezonin e 9 të tij.

“ Në këtë vit të nëntë të spektaklit, do të prezantohemi me një show humori në formën e televizionit. Aktorët e rinj do të kenë një rol mbizotërues, ku synimi është formimi i tyre si aktorët e së ardhmes”, përfundoi aktori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Behar Mera largohet nga “Al Pazar”/ Ja përgjigja e Agron Llakaj shkruan Vizion Plus.