Që nga “Teresa”, seriali i famshëm meksikan që u transmetua në Vizion Plus, ku Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer ishin protagonistë, dyshja ishte e destinuar për të mos u ndarë më. Prej vitesh, dy aktorët e famshëm jetojnë një histori të bukur dashurie, por rreth një muaj më parë kanë shpërthyer thashethemet se çifti është ndarë.

Por i pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët Aeroportin Ndërkombëtar të Meksikos, aktroi Sebastián Rulli hodhi poshtë zërat.

“Nuk e di nga e kanë marrë (atë thashetheme) , nuk e di pse. Ne jemi shumë mirë dhe e kemi treguar dhe dokumetuar gjithmonë”, tha ai duke iu referuar udhëtimit të tyre të fundit nga i cili kanë publikuar edhe foto.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai pohoi gjithashtu se spekulimet për lidhjen e tij të dashurisë me Angelique Boyer janë diçka që të dyve nuk i intereson, pasi nuk është hera e parë që rrjetet sociale bëjnë me dije se mund të kenë krizë në lidhjen e tyre 9-vjeçare.

Edhe pse janë në lidhje shumëvjeçare, aktorët kanë zgjehdur të mos martohen.

Sipas Sebastián Rulli, nuk është e nevojshme që ata të nënshkruajnë asnjë certifikatë martese për të shijuar dashurinë e tyre, gjë që i ka vendosur si një nga çiftet më të preferuar të showbiz-it në Meksikë dhe më gjerë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";