
Prodhimtaria e Rolls – Royce ka nxjerrë në treg makinën “Boat Tail”, e cila kap vlerën e 28 milionë dollarëve.
Kjo makinë, e cila është dhe vetura më e shtrenjtë në koleksionin e tyre, përflitet se është porositur nga çifti i famshëm, Beyonce dhe Jay Z.
Advertisement
Pronari i Rolls-Royce deklaroi se “klient” është një çift i njohur në të gjithë botën.
Makina aludohet se është porositur nga çifti sepse përmban shumë detaje nga gjërat e tyre të preferuara, si ngjyra blu e makinës që mund të lidhet me emrin e vajzës së tyre, Blue Ivy.
Advertisement
Përveç kësaj, makina ka një frigorifer të posaçëm për shampanjën e preferuar të çiftit “Armand de Brignac”.
Advertisement