Emisioni ‘Vizioni i pasdites’ u zhvendos për pak minuta edhe në Kosovë për të sjellë kështu atmosferën festive në dy qytete, Tiranë dhe Prishtinë. Në një atmosferë festive, e ftuara e parë ishte Diellza Kolgeci e cila rrefeu shumëcka nga jeta dhe karriera e saj.

 

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe , intervista nisi me “ kryefjalën e jetës “  sic e quan ajo , vajzën Helenën. “ “ Cdo gjë i dedikohet Helenës , nuk ia prishi kurrë për asgjë . Festat e fundvitit gjithmonë i kam adhuruar, por akoma më shumë tani që kam edhe Helenën” u shpreh ajo .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E pyetur nga moderatorja se kujt i ngjan më shumë  vajza , Diellza tregon  se :  “ Shumica që më njohin mua ne femijëri, thonë që vajza më ngjan mua në karakter. Ndërsa në  pamje është një mix . Herë më duket si mua , herë më duket si Fisi (burri)”

 

E përvec televizionit Diellza është edhe një juriste .  Kohën mes dy profesioneve e ka pak të veshtirë ta ndajë për faktin se tani ka një gocë te vogël.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Biseda u zhvendos edhe  tek bashkëshorti, një ndër njerëzit më të rendësishëm të jetës së saj tanime. E pyetur nga moderatorja se si e perjetoi periudhën kur u zbulua lidhja mes saj dhe Fisnikut , ajo u shpreh se nuk e ka ndikuar fare për keq “ Ai ka qënë  zbulim shumë i vonshëm nga portalet , unë me Fisnikun kisha dalë shumë herë edhe në publik . Nuk ishte se po fshiheshim . Ai eshte një fytyrë publike në fushën e sportit , unë në fushën e televizionit “

 

Diellza tregoi gjithashtu se për vitin e ri cuditërisht nuk ka ndonjë dëshirë  të  vecantë , ndjehet shumë  e permbushur . Ndërsa për cdo gjë që  mund të vijë në televizion në të ardhmen , është herët për të folur sipas saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";