“Sa hap televizorin e mbyll prapë”/ Albana Osmani tregon për planet e rikthimit në ekran

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte në emisionin “Jonida’s room” ishte e ftuar Albana Osmani, e cila foli dhe për planet e saj për  t’u rikthyer në ekran.

Osmani tha se i mungon vetja në ekran dhe se televizioni është gjëja që ka arritur të bëjë më mirë në jetë.

Advertisement

“Edhe mua më ka munguar shumë vetja në ekran. Sa e hap televizorin, e mbyll prapë”, tha Albana duke qeshur

“Televizioni është ajo çfarë kam arritur të bëj më mirë në jetën time, e kam dashuri sepse unë ndryshe nuk funksionoj, nëse do më duhet të bëj kompromise për hir të kësaj apo asaj. Fama që erdhi natyrshëm me të pozicionuarit person publik për mua në një pikë u bë pak pengesë sepse unë i dua gjërat shumë thjesht. Unë e dua ditën, zhurmën e kalamajve, nuk e dua atë pjesën që ti të qëndrosh në majë dhe të bëhësh i paprekshëm. Dhe më vjen keq sepse brezi ri tani ka mgatërruar të vërtetën me atë që shitet si e vërtetë dhe ndiej të them sado pak ndonjë gjë. Thellë-thellë të gjithë e dinë çfarë është e vërtetë, por iu pëlqen të gënjëhen nga çfarë nuk është e vërtet”, përfundoi Osmani

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy