Juristi Sokol Gjoshi, i cili dikur ka luajtur rolin e Bledit në filmin “Fillimi i vështirë” ka komentuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” prodhimet e reja kinematografike shqiptare.

Ai ka thënë se filmat e rinj nuk janë në të njëjtin nivel artisik të filmave që prodhoheshin para viteve ’90, teksa vuri në dukje se ky është edhe një problem i financimit.

“Për mendimin tim modest jo të gjithë janë të nivelit artsik të filmave që janë bërë vite më përpara që kanë patur probleme të politikës, por një pjesë e mirë e tyre realizimi i tyre ka qenë i përsorur.

Vetë filmi është i lidhur me çështjet e financës. Nëse nuk do të ketë një fond të caktuar është e vështirë që të ketë një film të mirë. Edhe numri i kinemave është i reduktuar. Tani ka mundësi të tjera për të nxjerrë fitime, por kjo sjellë edhe probleme të tjera. Kjo sjell edhe priatimin e veprave dhe kjo sjell uljen e të ardhurave”, tha Gjoshi. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";