“Si cilësi kamere janë të përsosur, por…” Aktori i njohur kritikon filmat e rinj shqiptarë:  Dalin nga arti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Si cilësi kamere janë të përsosur, por…” Aktori i njohur kritikon filmat e rinj shqiptarë:  Dalin nga arti

Aktori i njohur i humorit, Arben Dervishi ka treguar në Vizionin e Pasdites me moderatoren Brikena Prifti, jetën e tij në Amerikë dhe detaje të tjera.

Ai ka rrëfyer se mendon për t’u rikthyer në Shqipëri, por vetëm përkohësisht, teksa tha se ka ideuar plane të reja për emisione dhe përmbajtje me humor.

“Shqipëria çdo ditë më mungon. E mendoj (për t’u kthyer) sa kohë do për tu bërë një komedi, 2 muaj ose 3 muaj. Nëse do jem i suksesshëm”, u shpreh Dervishi.

I pyetur nëse do të bëhej pjesë e një projekti nëse e ftojnë, ai tha se do të pranonte në rast se bëhet fjalë për një regjisor serioz.

Advertisement

Nuk munguan as kritikat për filmat e rinj shqiptarë, për të cilët tha se dalin nga arti.

“E një skenari të mrië dhe një regjisori serioz do isha. Arjan Çuliqi ka shkruar një skenar të paparë në Amerikë, ne u përpoqëm që televizioni shqiptar të kishte një fond, por ata s’e dhanë. Është një film që ashtu si e kam lexuar do ti shkojë shumë momentit dhe emigrantët e kuptojnë shumë mirë.

Tani ka komedi të bukura jo për në Shqiqëri. Kam parë dicka që doli tani në fund, mund të them që si cilësi kamere, ndriçimi janë të përsorur, ndërsa si skenar, si aktrim, dalin nga arti. Ne jemi mësuar me filmin, ne shikojmë Netflix dhe asnjëri nuk bën filma kot.

Aktrimit i ka ndodhur diçka. Për shembull, njerëzit, nuk po flas për spektaklet, në komedi dhe në shfaqet që vendosen në skenë, nuk i japin kohën që duhet për të krijuar një karakter. E bëjnë shpejt e shpejt.

Advertisement

Në kohën tonë bënin një shfaqe dhe kishte 4 ditë porova gjenerele, kishte një komision që e shikonte, kishte të mençur që të jepnin disa detaje dhe përmirësoheshe”, ka treguar Dervishi. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy