Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është shfaqur së fundmi në numrin e ri të revistës “Rolling Stone” Gjatë intervistës, Dua nuk ka lënë pa përmendur edhe vendlindjen e saj, Kosovën, duke folur për momentet e tmerrshme që prindërit e saj kanë përjetuar nga serbët duke i detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë intervistë, është prekur edhe gjyshi i saj, historiani Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga serbët, kjo pasi nuk pranoi të rishkruante duke falsifikuar historinë ashtu siç kërkuan ata.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, u shpreh Lipa për “Rolling Stone”./ Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";