Naomi Campbell mori pjesë në dasmën e biznesmenit Umar Kamani me Nada Kamani në jug të Francës gjatë fundjavës dhe pozoi me dy fëmijët e saj në një foto që postoi në llogarinë e saj personale në Instagram.

53-vjeçarja e mban të fshehtë jetën e saj personale. Tre vite më parë ajo kishte bërë të ditur se kishte një vajzë , ndërsa qershorin e kaluar njoftoi se kishte edhe një djalë . Edhe sot e kësaj dite nuk ua dimë as emrat, përveç se vajza e saj nuk është e birësuar, siç ishte shprehur ajo në mënyrë karakteristike.

Me rastin e ceremonisë martesore, nëna e lumtur ka pozuar para aparatit fotografik në krahë me fëmijët e saj, të cilët më herët ka thënë se është me fat që mund t’i ketë me ta në udhëtimet e saj. Jeta e saj që kur është bërë nënë është “çdo ditë një surprizë”, pasi ajo nuk e di se çfarë do t’i thonë dhe çfarë do t’i bëjnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbishkrimin e fotove, supermodelja ka shkruar se është me familjen që ka zgjedhur, pra miqtë e saj. Në një nga fotot ajo ka pozuar me producentin e filmit Mohammed Al Turki, me të cilin përflitet se është në një lidhje./vizionplus.tv