Pas një periudhe të gjatë larg kinemasë, aktorja e njohur amerikane Meg Ryan ka habitur të gjithë me pamjen e saj të jashtme në daljen e fundit publike. 61-vjeçarja, e cila “ishte zhdukur” që prej nëntorit të vitit të kaluar, është shfaqur e shpërfytyruar si rezultat i procedurave dhe operacioneve estetike, të cilat i ka mohuar gjithmonë.

 

Biondia e preferuar e Hollywood-it, dikur një simbol bukurie i kësaj industrie të madhe, dukej shumë ndryshe teksa pozonte me miqtë e saj si Bill Murray dhe Elvis Costello. Pamja e Meg ka nxitur thashethemet për operacione gjatë viteve të fundit. “Sinqerisht, nuk u kushtoj shumë vëmendje. Ka shumë urrejtje në botë sot dhe është kaq e lehtë të gjykosh”, tha ajo për revistën “Porter” në vitin 2015, kur u pyet lidhur me spekulimet rreth operacionit të saj plastik.

Një vit më vonë kirurgu plastik Mark Youssef analizoi fytyrën e saj për Hollywood Life, dhe tha se besonte se ajo kishte shumë ndryshime: “Gjëja më e dukshme që ajo ka bërë është një lloj mbushjeje ose transferimi i yndyrës në faqet e saj. Kur ajo buzëqesh, i gjithë mbushësi lëviz lart dhe sytë e saj duken më të vegjël”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ai shtoi gjithashtu se sipas ekspertizës së tij, ajo ka bërë ndërhyrje në hundë, korrigjim buzësh, injeksione botox dhe lifting të fytyrës./Living/