Këngëtari i suksesshëm shqiptar, Ermal Meta do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Lajmin e bukur këngëtari e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram duke publikuar një foto të një pulovre të bardhë.

”Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi ne nuk mund të bëjmë pa ty tani. Të presim pasuri e vogël, na sill verën. Mami dhe babi.”, ka shkruar Ermali.

Partnerja e Ermal Metës është italiania Chiara Sturda, me të cilën bëri publike lidhjen 4 vite më parë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";