Gledis Gegaj i njohur ndryshe si “Buçko”, është një tjetër personazh mjaft interesant që i është bashkuar Ferma Vip.

Në prezantimin e tij ai theksoi se hyn në këtë format me disa pika të forta si humori dhe durimi. Sa i përket pikave të dobëta, ai theksoi se është shumë emocional, ndërsa shtoi se nuk ka aspak frikë.

Hej unë jam Gledis Gegaj që të gjithë më njihni si “Buçko” jam një kuzhinier dhe kam punuar në Itali për 8 vite, kam jetuar në një qytete të vogël. Nuk jam marrë asnjëherë me kafshët, por nuk them asnjëherë jo. Pikat e mia të forta janë durimi dhe që bëj njerëzit me qesh, pika ime e dobët është që jam shumë emocional. Jashtë kam lënë një projekt që doja të gatuaja në natyrë. Janë shumë që më mungojnë jashtë, mbesat dhe nipërit. Nuk kam asnjë frikë, do ja lë në dorë publikut”, tha Buçko.

Ndiqni “Ferma Vip” live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring, Ferma Vip1” dhe “Ferma Vip 2” si dhe në kanalin tonë të Youtube “Ferma Vip”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";