Këngëtari i njohur nga Kosova , Fero I ka befasuarf të gjithë duke marrë vendimin drastic për të lënë përfundimisht muzikën,.

 

Shkak, sikurse ai shpjegon përmes një postimi në facebook është feja Islame.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fero shprehet se nëpërmjet besimit në fenë islame ka arritur të kalojë disa sfida në jetën e tij.

 

Ai madje kërkon falje për këngët e tij dhe iu bën thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më muziken që ai ka bërë deri tani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 “Përshëndetje miq, desha t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time, të cilat me ndihmën e Allahut i kam kaluar. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth fesë islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtohem fesë islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu, Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bërë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshijë ato këngë ose mos t’i dëgjojë asnjëherë, le të largohet nga kjo gjë e kotë.

Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jetojë jetën e tij.

Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin, ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoheni nga shembulli i devijimit.

E di se do të ketë njerëz që do të më paragjykojnë, do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bërë etj, mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me respekt Feronit Shabani”.