“Me muzikën flasim”/ Artistët sjellin këngët më të bukura të viteve 90′

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Me muzikën flasim”/ Artistët sjellin këngët më të bukura të viteve 90′

Mbrëmjen e tw enjtes skena e amfiteatrit të liqenit u pushtua sërish nga tingujt e muzikës. Koncerti “Me muzikën flasim” bëri bashkë artistë të brezit të vjetër dhe të rinj që sollën për publikun këngë së viteve 90’ por edhe te diteve të sotme.

 

ORGESA ZAIMI

KENGETARE

Advertisement

Ky koncert është një koncert veror në ambientin e amfiteatrit të Tiranës, që kthen ato netët verore, edhe pse është shumë nxehtë, më muzikë të mirë dhe me nostalgjinë e këngëve të bukura.

 

Për drejtuesin artistik të koncertit, Lambert Jorganxhi ky organizim vjen për të rikthyer një muzikë vlerash.

 

Advertisement

LAMBERT JORGANXHI

 DREJTUES ARTISTIK

Donim të realizonim një muzikë ngjyrash, një muzikë jete, d.m.th. një muzikë nostalgjie dhe muzikën e sotme, është një bashkim brezash. Ndaj dhe e kemi quajtur “me muzikën flasim” sepse muzika shëron më shumë se një vaksinë, shëron shpirtin.

 

Advertisement

Këngëtarët, të emocionuar që po i kthehen skenës dhe normalitetit thonë se aktivitete të tilla duhet të organizohen më shpesh.

 

KOZMA DUSHI

KENGETAR

Advertisement

Kjo është një gjë shumë e mirë kur realizohen  këto koncerte kur realizohen për njerëzit që vijnë gjatë pushimeve dhe është emocion i veçantë për ne artistët e brezit tim, sepse të rinjtë janë më shpesh në skenë.

 

ARMANDO KLLOGJERI

KENGETAR

Advertisement

Është vërtet kënaqësi për mua sepse për herë të parë pas gjithë këtyre viteve performoj një këngë shqiptare, do këndoj një këngë jo si ai tenori i muzikës lirike por do këndoj këngë të lehtë shqiptare.

 

Publiku shijoi çdo moment të koncertit te organizuar nga Ilir Cumani, ndërsa ata që nuk patën mundësi te ishin ne shkallet e amfiteatrit, do të mund ta ndjekin në ekranin e Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy