Gjatë vizitës në Prishtinë në nëntorin e vitit të kaluar për të festuar ditëlindjen e saj, Rita Ora dhe familja e saj zgjodhën një nga restorantet më të njohura të mishit në kryeqytet, të cilin menaxhon reperi Dudi bashkë me familjen e tij.

Dudi zbuloi për publikun se çfarë pjate speciale u shërbye për yllin:

“Ritës i kemi bërë bisht të lopës me muskuj”, tha ai gjatë intervistës, duke treguar se Rita e kishte shijuar aq shumë sa “hante me gishta”.

Kur u pyet në lidhje me detajet financiare të darkës nga moderatorët e podcastit, reperi dhe kuzhinieri bëri me shaka që pavarësisht se restorantet janë për të fituar, nuk ishte Rita Ora ajo që pagoi për darkën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po, patjetër që ka paguar, se për çfarë e kemi ne restorantin? Nejse s’ka paguar ajo, ka paguar tjetër kush (në emër të saj)”, tha Dudi, duke lënë të kuptohet se shpenzimet e asaj nate mund të kenë qenë një dhuratë nga dikush tjetër për këngëtaren.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";