Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka zbuluar ditën e sotme se këtë të shtunë do të jetë episodi i fundit për këtë sezon i “Dua të të bëj të lumtur”.

Në videon e promos së emisionit kuptohet qartë se do të ketë shumë surpriza dhe të papritura. Në video dëgjohet kur Arbana thërret të ftuarin e javës, Arjanin, por në vend të tij në skenë hyn babai i saj.

Moderatorja mbetet pa fjalë ndërsa nis të qeshë dhe të përqafojë të atin. Të dy për herë të parë bashkë në një studio televizive do të ndajnë emocione dhe shumë dashuri, tani që moderatorja është edhe në pritje të ëmbël.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje në video shohim qartë barkun e rrumbullakosur të Arbanës, e cila ka veshur një fustan të zi të shkurtër.

“Të shtunën, episodi i fundit i “Dua të të bëj të lumtur” ku ndërsa unë prisja të hynte një nga personazhet e emisionit, stafi i programit me kishte sjellë surprizë, për herë të parë në një studio televizive së bashku, Babain tim”!

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shtunën dhe të shohim një nga puntatat më të bukura të “Dua të të bëj të lumtur”.