Ish-e dashura e futbollistit Jerome Boateng është gjetur e pajetë këtë të mërkurë në apartamentin e saj në Berlin.

Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Kasia Lenhardt Ky rast nuk është trajtuar si vdekje e dyshimtë nga autoritetet.

Ajo ka qenë në një lidhje me mbrojtësin e Bayern Munchen për më shumë se një vit. Ata u ndanë javën e kaluar më 2 shkurt.

Futbollisti e konfirmoi ndarjen përmes një postimi në Instagram:  “Siç dihet nga mediet, unë i dhashë fund marrëdhënies time me Kasia Lenhardt”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";