Ish- ylli i fushës së blertë, David Beckham pas një sipërmarrjeje që fillimisht u duk se premtonte shumë, tashmë ka nisur një betejë ligjore me aktorin e famshëm të Hollywood Mark Wahlberg, pasi marrëveshja në lidhje me promovimin e markës së fitnesit të Wahlberg, po rezulton e dështuar.

Sipas “The Sun” Beckham pretendon se si pasojë e partneritetit të dështuar ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, në vlerën e rreth 9.5 milionë euro. 45-vjeçari pranoi të bëhej ambasadori global i firmës kur u zhvendos në Los Angeles dhe marrëdhënia me Whalberg ishte kthyer në një miqësi.

Gjithashtu ai ka paditur firmën e aktorit, Mark Wahlberg Investment Group (MWIG) dhe themeluesit e grupit të palestrës “F45”, Adam Gilchrist dhe Rob Deutsch, por këta të fundit pretendojnë se akuzat për “mashtrim” janë të pabaza dhe i kanë kërkuar një gjyqtari të hedhë poshtë padinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";