minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Nuk haja dhe nuk pija”, David Beckham rrëfen luftën me depresionin kur ishte vetëm 23 vjeç - Struga.info


“Nuk haja dhe nuk pija”, David Beckham rrëfen luftën me depresionin kur ishte vetëm 23 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk haja dhe nuk pija”, David Beckham rrëfen luftën me depresionin kur ishte vetëm 23 vjeç

“Per aspera ad astra”! Besojmë së kjo aforizëm e njohur latine, përkthimi i së cilës në shqip do të ishte “Nga vështirësitë drejt yjeve”, është ajo që përkufizon më së miri jetën e David Beckham, djaloshit të ndrojtur nga Leytonstone që arriti majat e futbollit anglez dhe atij botëror, brenda pak vitesh. Por, gjërat s’kanë qenë kurrë të lehta për Dave, të paktën jo aq të lehta sa teknika e tij e lindur në krosime dhe goditje të lira.

 

Në një rrëfim të bërë së fundmi për “The Times”, 48-vjeçari ka folur për periudhën e errët kur u zhyt në depresion dhe vështirësitë për ta pranuar atë. Ishte viti 1998, kur Anglia humbi me penallti finalen e Kupës së Botës përballë Argjentinës, një humbje e cila asokohe iu atribua Beckham-it.

 

Advertisement

“Kur flisja për atë episod në intervista gjithmonë thoja se ishte e vështirë. Asgjë më shumë”,-tregon ish-futbollisti për Times. “Ishte e vështirë për mua të pranoja se isha në depresion, sepse jam rritur nga një baba, i cili sa herë i thoja: ‘Babi, nuk ndihem mirë sot’, më përgjigjej prerazi: ‘Ngrihu në këmbë dhe reago’. Por e vërteta është se nuk mund të haja, nuk mund të flija. Terapi psikologjike? Jo, e mbajta kokën ulur dhe punova dy herë më shumë”, -shpjegoi David Beckham duke iu referuar momentit të vështirë që kaloi këtu e 25 vite të shkuara. Ish-ylli i “Djajve të kuq” pati disa paraqitje të dobëta sportive,  të cilat i gjithë shtypi anglez ia ngarkoi lidhjes me Victoria Beckham./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy