Fëmijët i hapin probleme David Beckham, merret në pyetje nga Guardia di Finanza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fëmijët i hapin probleme David Beckham, merret në pyetje nga Guardia di Finanza

David Beckham është përballur me një incident të papritur gjatë pushimeve të tij në Itali.

 

Ish-futbollisti i Manchester United është marrë në pyetje nga Guardia di Finanza. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, gjithçka zgjati rreth 45 minuta.

 

Advertisement

Beckham kishte ankoruar në brigjet e Amalfi. Rreth jahtit të tij, djali i tij Cruz, 16 vjeç, po argëtohej duke drejtuar motorin e ujit, së bashku me motrën e tij Harper. Por, mjeti në fjalë lejohet të drejtohet vetëm nga njerëz që kanë mbushur moshën madhore.

 

Cruz dhe Harper, të cilët ishin pajisur me jelekë shpëtimi dhe qëndronin shumë pranë jahtit, sapo kishin filluar të zbaviteshin me motorin e tyre, ndërsa pesë minuta më vonë mbërriti Guardia di Finanza.

 

Advertisement

Beckham i thirri menjëherë fëmijët dhe ankoroi motorin e ujit. Po ashtu, atij iu desh që t’iu përgjigjej pyetjeve të oficerëve. Në fund, këta të fundit kërkuan të bënin një selfie me të. Më pas, ata shtrënguan duart miqësisht dhe u larguan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy