Thuajse të gjithë njerëzit kanë shkarkuar në telefon aplikacionin “FaceApp”. Prej disa ditësh, ky aplikacion që po i kthen të gjithë në gjininë e kundërt në foto, është kthyer më i përdoruri.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, personazhe të njohur të showbiz-it dhe jo vetëm, kanë treguar për ndjekësit e tyre sesi do të dukeshin në versionin mashkull apo femër.

E këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as këngëtarja e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga. Kjo e fundit njihet për bukurinë e saj dhe tiparet tërheqëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por e kishit marrë me mend që do të dukej po kaq yll edhe po të ishte mashkull? Çiljeta publikoi foton e “transformimit” në “Instastory” dhe na i la të gjithë me gojë hapur!

Këngëtarja në versionin mashkull do të ishte një çun yll, që të gjithave do të na ngelte fiksim!