Çiljeta Xhilaga shtatzënë, babai i fëmijës është…(FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çiljeta Xhilaga shtatzënë, babai i fëmijës është…(FOTO)

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë! Ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë me partnerin, Alban Hoxhën, ndërsa lajmin e ka zbuluar “Panoramasport.al”.

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, janë në pritje të ëmbël, pas plot 3 vitesh lidhje së bashku. Është bërë me dije se këngëtarja është vetëm në muajin e parë të shtatzënisë.

Kujtojmë që Albani dhe këngëtarja kanë 2 djem nga martesat e mëparshme. Ky do të jetë fëmija i parë që ata do të kenë së bashku. Edhe pse është përfolur shumë për lidhjen e portierit të Partizanit me Çiljetën, çifti është mundur të jetë sa më i tërhequr nga mediat dhe gazetarët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy