Ndër shumë të tjera, Jonida Vokshi sot në studion e “Vizionit të Pasdites” foli dhe sqaroi një ndër lajmet që qarkulloi kudo në rrjet ditët e fundit, një shtatzëni të dytë. E pyetur nga moderatorja për postimin që bëri “lëmsh” rrjetin, Jonida tha se ky nuk ishte fare qellimi i saj dhe se e gjithë kjo u keqkuptua.

 

“Unë gjithmonë e kam shprehur se dua shumë ta zgjeroj familjen, të kemi me shumë se një fëmijë, mirëpo ai postim ishte thjesht për faktin se kisha 6 ditë pa e takuar tim shoq dhe doja t’ia shprehja dashurinë në atë formë. Besniku, pas disa minutash që e bëri repost më mori në telefon dhe më tha: zemër, më fal, por unë duhet ta fshij atë story pasi shokët po më shkruajnë e po më urojnë sikur po behem baba për herë të dytë. Kjo ishte e gjitha domethënë, nuk jam shtazënë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Projektet e Besnikut janë midis Kosovës dhe Shqipërisë prej kohësh dhe sigurisht distanca nuk është e pëlqyeshme nga asnjë palë, u shpreh ajo. Madje foli edhe për një transferim të mundshëm të tij në Tiranë.